Kosova
Kosova dhe Tajlanda nënshkruajnë Marrëveshje diplomatike
Sipas një njoftimi lëshuar nga Ministra kosovare e Punëve të Jashtme, me këtë marrëveshje hapen dritare të reja bashkëpunimi në mes të dyja vendeve
Përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe homologët e tyre nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Tajlandës, kanë nënshkruar sot në Prishtinë një Memorandum Mirëkuptimi për promovimin e bashkëpunimit më të ngushtë në trajnimin e diplomatëve dhe shkëmbimit të përvojave në çështjet e interesit të përbashkët.
Sipas një njoftimi lëshuar nga Ministra kosovare e Punëve të Jashtme, me këtë marrëveshje hapen dritare të reja bashkëpunimi në mes të dyja vendeve.
Nënshkrimi i këtij Memorandumi u bë nga drejtori i përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, ambasadori Beqir Ismaili dhe dekania e Institutit për Marrëdhënie me Jashtë dhe ambasadorja Nongnuth Phetcharatana.
Veç nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, delegacioni tajlandez, i shoqëruar edhe nga ambasadori i këtij shteti në Hungari, Jakkrit Srivali, janë pritur në një takim të ndarë edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Fitim Sadiku, ku janë shqyrtuar mundësitë e zgjerimit të mëtejme të bashkëpunimit bilateral në mes dy vendeve edhe në fusha të tjera.
Pas takimeve dypalëshe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, delegacioni tajlandez i ka bërë një vizitë edhe Muzeut të Kosovës, ndërsa më pas kanë zhvilluar një drekë pune me Ministren në detyrë për Dialog të Republikës së Kosovës, Edita Tahiri dhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, njofton MPJ e Kosovës, transmeton albinfo.ch
Pasdite, delegacioni tajlandez ka vazhduar vizitën e tij për në qytetin e Prizrenit, ku do të priten nga udhëheqësit e lartë të kësaj Komune.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse Që nga 1 janari, tani është e mundur të blini energjinë elektrike direkt nga fqinjët tuaj... -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura -
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar -
Rritet kriminaliteti në Graubünden













