Lajme
Kosova, djep i bashkëjetesës fetare
Kryeimami kosovar, Sabri Bajgora vizitoi igumenin Sava Janjiç në Manastirin e Deçanit. Ai shprehu keqardhje për grafitet provokuese të shkruara në muret e manastirit
Bashkësia Islame e Kosovës ka shprehu keqardhje për grafitet provokuese të shkruara në muret e Manastirit të Deçanit, duke dënuar këtë akt, i cili sipas BIK, nuk i kontribuon divesritetit fetarë e kulturor të Kosovës. Për të shprehur keqardhje për këtë, të martën Manastirin e Deçanit e vizitoi kryeimami Sabri Bajgora më bashkëpunëtorë e tij.
Ai u prit nga igumeni Sava Janjiç me bashkëpunëtorët e tij, të cilët u shprehën mirëseardhje klerikëve islam në Manastir.
Kryeimami Bajgora, me këtë rast, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, shprehu keqardhje për grafitet provokuese të shkruara në muret e Manastirit të Deçanit.
“Ky akt është i papranueshëm për ne, i dënueshëm dhe kundër çdo mësimi dhe tradite fetare në vendin tonë. Atakimi i objekteve fetare e kulturore është vepër e kryer nga ata që nuk ia duan të mirën vendit dhe popullit të Kosovës. Një akt i tillë dëmton përpjekjet e bashkësive fetare për të kultivuar tolerancën e mirëkuptimin ndërfetar e ndëretnik”, deklaroi Bajgora.
Bashkësia Islame e Kosovës, sipas tij, mbetet e përkushtuar për kultivimin e tolerancës e mirëkuptimit në Kosovë.
Në anën tjetër, igumeni Janjiç vuri në pah rëndësinë e ruajtjes së objekteve fetare, duke u ndalur me këtë rast me një theks të veçantë në traditën e hershme të bashkëjetesës, tolerancës, respektit dhe mirëkuptimit në mes të dy komuniteteve etnike dhe fetare, gjegjësisht në kohën kur shqiptarët e ruanin dhe kujdeseshin me fanatizëm për Manastirin e Deçanit.
Të dy palët ndanë mendimin e njëjtë, se takimet e këtij lloji janë hiq më pak se përçim i mesazheve hyjnore të paqes e tolerancës ndërfetare, jo vetëm për komunitetet në Kosovë, por edhe për popujt në botën mbarë.
Ndryshe, disa ditë më parë, në muret e manastirit u shkruan grafite si “ISIS” “Kalifati” apo “UÇK. Sipas mediave kosovare pas kësaj ngjarje në manastirin ortodoks, janë arrestuar tre të rinj shqiptarë. Ndërsa i menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe i presidentes Atifete Jahjaga.
Sipas kryeministri Thaçi, UÇK, kurrë nuk ka luftuar për çështje fetare por emancipuese në frymën evropiane.
“Për dallim nga shtetet e tjera ballkanike që kanë pasur njësite xhihadiste apo ekstremiste panortodokse, ne kemi zhvilluar një luftë të ndihmuar nga aleanca më e madhe në botë NATO. Dora e atij që fut në një fjali UÇK dhe ISIS nuk është dorë që ia do të mirën shqiptarëve, pakicave dhe Kosovës”, ka thënë Thaçi në reagimin e tij.
Edhe presidentja Atifete Jahjaga ka dënuar grafitet në Manastirin e Deçanit si një akt të shëmtuar dhe të papranueshëm.
Ajo ka thënë se vandalizimi i një monumenti të trashëgimisë kulturore dhe të karakterit fetar nuk i kontribuon ndërtimit të mirëbesimit mes komuniteteve dhe bie ndesh me vlerat e tolerancës ndërfetare dhe etnike, që janë vënë në gurthemelin e shtetit të Kosovës.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 Rregullat e reja mbi reklamimin e duhanit për të mbrojtur fëmijët, të miratuara nga parlamenti zviceran... -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim?











