Lajme
Kosova vendos “vija të kuqe” edhe për Gjermaninë
Tash e tutje, as shtetasit e Gjermanisë nuk do të mund të hyjnë në Kosovë pa e poseduar një test PCR-negativ. Pas rritjes së rasteve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit, edhe ky shtet i është bashkuar listës së shteteve me rrezik të lartë infektimit.
Përveç Gjermanisë, kësaj liste i janë shtuar edhe tri shtete të tjera, duke bërë kështu që numri i vendeve me rrezik të lartë të infektimit të shkojë në 24, shkruan express, përcjell Albinfo.ch.
Bazuar në përditësimet e fundit, shtetet të cilat i konsideron Kosova me rrezik të lartë të infektimit janë: Franca, Spanja, Britania e Madhe, Italia, Gjermania, Belgjika, Holanda, Çekia, Polonia, Rumania, Portugalia, Austria, Hungaria, Irlanda, Sllovakia, Danimarka, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Luksemburgu, Malta, Islanda, Qiproja dhe Lihtenshtajni.
Të gjitha këto shtete kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100 mijë banorë, gjë që i bën të jenë pjesë e listës së shteteve me rrezik të lartë.
Ndërkohë, shtetet, banorët e së cilave lejohen të hyjnë në vend pa e poseduar një test të tillë janë: Suedia, Greqia, Norvegjia, Finlanda, Latvia dhe Estonia.
E për mënyrën se si vendoset që një shtet ka rrezik të lartë të infektimit, ka dhënë detaje Ministria e Shëndetësisë.
Ky institucion ka deklaruar se Kosova vepron në bazë të listës së publikuar në web-faqen e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), listë kjo që përditësohet vazhdimisht.
“Lista është e publikuar në web-faqen e ECDC dhe në bazë të saj veprohet edhe në Kosovë. Me rrezik të lartë konsiderohen vendet që kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100.000 banorë”, ka deklaruar ministria.
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg
Jeta në Zvicër
-
Të ardhurat nga ilaçet zvicerane ulen për shkak të uljes së çmimeve Tregu i brendshëm farmaceutik zviceran regjistroi një rritje prej 5% të të ardhurave prej 8.1 miliardë... -
Kantonet malore nuk duan të shfuqizojnë vlerën e tyre të qirasë para vitit 2030 -
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë













