Futboll
Kosova, e “lënduar” përballë Çekisë dhe Anglisë
Katër futbollistë të ekipit të parë do të mungojnë në dy ndeshjet e mëdha për Kosovën.
Kosova ka një vit e më shumë që nuk ka pësuar humbje. Por, në muajin shtator do të ketë dy sfida të mëdha, shkruan albinfo.ch.
“Dardanët” do të përballen në shtëpi me Çekinë më 7 shtator dhe tre ditë më pas, me Anglinë në udhëtim.
Sikur të mos mungonin këto përballje të vështira, Kosova po përballet me disa mungesa. I fundit është Herolind Shala, i cili ka thyer dorën, kurse do të mungojë edhe lojtari më në formë në ndeshjet e fundit, Milot Rashica, gjithashtu për shkak të lëndimit.
Këtyre dy mungesave, i shtohen edhe lëndimet e Arbër Zenelit dhe Hekuran Kryeziut, të cilët do të mungojnë për një periudhë më të gjatë.
Por, pas disa ndeshjeve do të kthehet të luajë për Kosovën, Valon Berisha, që kishte probleme me lëndime.
Sidoqoftë, Kosova ka pasur rezultate të mira edhe me mungesa, derisa vazhdon ëndrra e kualifikimit në Evropian.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











