Lajme
Kosova e Lihtenshtajni, marrëveshje për migracion
Lihtenshtajni do të shqyrtojë mundësinë për punësimin sezonal të kosovarëve në këtë prinicpatë
Përfaqësuesit e Republikës së Kosovës dhe ata të Principatës së Lihtenshtajnit nënshkruan të martën një Memorandum Mirëkuptimit në fushën e Migracionit. Marrëveshjen e nënshkruan, ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe ministri i Punëve të Brendshme nga Principata e Lihtenshtajnit, Hugo Quaderer.Ministri Rexhepi, fillimisht e falënderoi ministrin Quaderer për mbështetjen e vazhdueshme të Lihtenshtajnit, ndërkaq kërkoi nga mysafirët që të shikojnë mundësitë e migrimit të rregullt, që në mënyrë të kontrolluar qytetarë të Republikës së Kosovës të qëndrojnë për punë sezonale në këtë shtet.Ministri Hugo Quaderer, ndërkaq vuri në dukje se në Litehtenshtajn jetojnë afërsisht rreth 350 persona nga Republika e Kosovës dhe ata janë jashtëzakonisht mirë të integruar në shoqërinë e këtij shteti. Ai megjithatë e vlerësoi idenë e ministrit Rexhepi për punë sezonale të qytetarëve të Kosovës dhe premtoi se kjo kërkesë do të shqyrtohet në nivel të ekspertëve në identifikimin e profileve për punë të përkohshme në këtë shtet.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












