Lajme
Kosova e padit “Belle Air”-in
Ministria e Infrastrukturës ka ushtruar kallëzim penal kundër dy drejtuesve të kompanisë “Belle Air”, Ilir Xhelos dhe Elio Sallabandës, për mashtrim të pasagjerëve kosovarë
Autoritetet kosovare do ta ndjekin penalisht Kompaninë e fluturimeve ajrore “Belle Air”, për manipulim me pasagjerë kosovarë. Kjo kompani e cila po shkon drejt falimentimit është akuzuar nga Ministria e Infrastrukturës (MI), për papërgjegjësi ndaj pasagjerëve gjatë muajit gusht.
Ministria e Infrastrukturës ka ushtruar kallëzim penal në fund të muajit të kaluar kundër dy drejtuesve të kësaj kompanie, Ilir Xhelos, menaxher i përgjithshëm në këtë kompanie dhe Elio Sallabandës menaxher rajonal.
Dyshohet se të përmendurit nuk i kanë ofruar, apo kanë dështuar t’i ofrojnë në mënyrë të plotë, dëshmitë e kërkuara dhe të paraqesin informacione e kërkuara në lidhje me ofrimin e listës së udhëtarëve 10 dhe 12 gusht 2013 ku në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.
“…Së paku 195 udhëtarë kanë qenë të afektuar nga parregullsitë gjatë udhëtimit me Avio-kompaninë “Belle Air” dhe problemeve të vazhdueshme deri më datën 5 shtator”, thuhet në kallëzimin penal të cilin e posedon “Express”.
Në këtë kallëzim penal janë bashkangjitur edhe dëshmi nga komunikimi i kompanisë me përgjegjësit kosovarë të aviacionit civil ku dëshmohet mos paraqitja e saktë e listave të klientëve të kompanisë, që më vonë disa prej tyre edhe përfunduan të mashtruar dhe të dëmtuar nga kompanie.
Kjo kompani aktualisht është jashtë funksionit komercial.
“Belle Air është e detyruar të pezullojë përkohësisht fluturimet për shkak të bllokimit prej më se 18 ditësh të llogarive bankare ne Shqipëri. Kompania do të rinisë një proces ristrukturimi gjatë kësaj periudhe për t’u rikthyer së shpejti me shërbime e çmime më të lira në tregun shqiptar”, shkruan në faqen e kësaj kompanie.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës Banorët e sëmurë terminalisht në kantonin zviceran të Lucernës nuk duhet të jenë më të detyruar... -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane













