Sport

Kosova, e para në botë me medalje olimpike “për kokë banori”

Kosova del shteti numër një po u llogaritën medaljet e arta «për kokë banori», konstaton srf (transmetuesi publik i Zvicrës), pas një llogaritjeje të thjeshtë të bërë, sipas gjendjes së djeshme në Olimpiadën «Rio 2016»

Kosova si shtet, me medaljen e artë të fituar dy ditë më parë nga Majlinda Kelmendi është e trembëdhjeta në listën tyrtare të fituesve të medaljeve olimpike. Por, në një listë tjetër, shteti më i ri ballkanik del i pari!

Kosova del shteti numër një po u llogaritën medaljet e arta «për kokë banori», konstaton srf (transmetuesi publik i Zvicrës), pas një llogaritjeje të thjeshtë të bërë, sipas gjendjes së djeshme në Olimpiadën «Rio 2016».

Marrë parasysh faktin se Kosova ka vetëm 1.8 milion banorë dhe tashmë ka të fituar një medalje të artë, ajo është e para në ranglistë para Tajvanit, transmeton albinfo.ch. Ky shtet aziatik ka 7 milionë banorë dhe ka pasur dje po ashtu një medalje të artë.

Më tutje në tekst citohet deklarata me përmbajtje historike e Majlinda Kelmendit pas fitores: «Kjo medalje e artë do të thotë shumë për Kosovën. Ne kemi mbijetuar një luftë, ka shumë fëmijë që nuk dijnë nëse prindërit e tyre jetojnë, ose që nuk kanë çfarë të hanë, u mungojnë librat… Unë i them sot brezit të ri në Kosovë: Ju mund t`i arrini të gjitha, mundeni edhe të bëheni fitues olimpikë!».