Lajme
Kosova e pret Gjermaninë sonte në Prishtinë
Kosova do të jetë nikoqire e Gjermanisë sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian në hendboll.
Kombëtarja e grave e Kosovës do të përballet me Gjermaninë, në kuadër të xhiros së dytë të grupit 3 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll, shkruan Gazeta Express.
Kosova e humbi ndeshjen hapëse të saj kundër Sllovenisë me rezultat 32:23 në Maribor.
Njomza Kelmendi, portiere e Kosovës, tha: “Nesër na pret ndeshje mjaft e vështirë me Gjermaninë, duke patur parasysh kualitetin e kundërshtarit. Për kundërshtarin do të tregojmë respekt, por frikë nuk kemi.
“Do të japim maksimumin dhe do të tregojmë që po përmirësohemi dita-ditës. Për ne është nder dhe motiv shtesë që luajmë para shikuesve tanë. Presim përkrahje nga shikuesit dhe besoj se me ndihmën e tyre do të angazhohemi edhe më shumë”, tha ajo, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














