Lajme
Kosova e Serbia i shkëmbejnë “ambasadorët”
Lulzim Peci është emëruar përfaqësues i Kosovës në Beograd, ndërsa Dejan Paviçeviq, përfaqësues i Serbisë në Prishtinë. Të dy zyrtarët deklaruan për bashkëpunim
Prishtina dhe Beogradi kanë shkëmbyer të hënën zyrtarët ndërlidhës, të cilët sipas marrëveshjes Thaçi-Daçiq, do të angazhohen për përmirësimin e raporteve të dyanshme. Në Beograd është akredituar ambasadori Lulzim Peci ndërsa në Prishtinë, Dejan Paviçeviq.
Zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Serbi, Lulzim Peci, ka thënë se pret “bashkëpunim të hapur dhe të mirë me institucionet shtetërore serbe”.
“Kjo është një ditë shumë e rëndësishme sa i përket normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, u ka thënë Peci gazetarëve para selisë së Delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, ku edhe do të jetë zyra e tij, raportojnë mediet e Prishtinës.
“Jam këtu për të dhënë kontributin tim në normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve tona”, ka thënë Peci.
Ndërsa homolog i këtij të fundit në Prishtinë, Dejan Paviçeviq tha se nuk është këtu me një mision diplomatik, por vetëm si zyrtar ndërlidhës, duke respektuar marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
“Detyra jonë është për të ndihmuar komunikimin mes njerëzve”, tha Paviçeviq.
”Ne kemi nevojë për një normalizim raportesh midis serbëve dhe shqiptarëve. Ne kishim dallimet tona, ne kishim problemet tona, ne ende kemi disa mosmarrëveshje, por si njerëz ne kemi nevojë të komunikojmë. Ne nuk e kemi njohur Kosovën, e kam thënë qindra herë dhe do e them gjithmonë”, tha ai.
Paviçeviq përsëriti edhe një herë se nuk është ambasador, por një zyrtar ndërlidhës që ndihmon vetëm një proces komunikimi mes njerëzve.
“Jam këtu për të zbatuar marrëveshjen për normalizim. Sot nuk kam ndonjë përshtypje të veçantë”, ka thënë Paviqeviq para medieve në Prishtinë.
“Me vetë faktin që unë do të jem në Prishtinë dhe zoti Peci në Beograd, do të bisedojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë, do t’i përçojmë porositë më shpejt, do ta lehtësojmë komunikimin e përditshëm dhe zbatimin e marrëveshjeve. Unë mendoj se kjo do të kontribuojë mjaft për lehtësimin e situatës aktuale”, ka thënë më tej Paviçeviq.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












