Lajme
Kosova eksporton produkte bujqësore në vendet e rajonit
OEK ka organizuar ceremoninë e nënshkrimit të kontratave për eksportin e produkteve bujqësore nga Kosova për në shtetet e rajonit
Në bazë të këtyre marrëveshjeve, do të mund të eksportohen produkte të Kosovës për në shtetet e rajonit, si në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi deri në rreth 3 milionë euro.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu ka deklaruar se kontratat e arritura do ta ndihmojnë prodhuesin vendor që patatet e tyre të mos prishën e të hidhen nëpër mbeturina, por ato të plasohen në tregun e vendeve të tjera dhe kështu të ndihmohet ekonomia kosovare si dhe zbutja e papunësisë në vend.
Sipas tij, sektori i bujqësisë do të kishte më shumë sukses dhe do të ndikonte edhe në rritjen ekonomike të Kosovës, sikur institucionet e vendit t’i stimulonin më shumë fermerët.
Kurse një ndër nënshkruesit e kontratës për marrjen e mallrave të Kosovës, Qazim Myzyri prej firmës “Frank PDA – 07” nga Shqipëria, u shpreh shumë i kënaqur që ka gjetur një partneritet të mirë me firmat e Kosovës.
Fillimisht është ndërmarrja “Agrovin”, e cila do të eksportoj 11.000 ton patate dhe 5.000 ton qepë për partnerët nga Shqipëria. Marrëveshje për shkëmbim tregtar përveç me firmat nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, kompania “Agrovin” nga Pestova e Vushtrrisë kishte paraparë të bënte edhe me disa përfaqësues nga Serbia, por këta të fundit nuk janë paraqitur.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












