Lajme
Kosova është shumë larg anëtarësimit në OBT
Kosova është shumë larg anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë, madje institucionet kosovare nuk kanë ndërmarrë asnjë hap zyrtar për t’u bashkuar me këtë organizatë.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thonë se i kanë bërë përgatitjet e nevojshme për të aplikuar në OBT, megjithëse janë skeptikë se do të arrijnë të anëtarësohen, shkruan “Koha Ditore”.
Një ndër komentet e Komisionit Evropian i shënuar në Raportin e Progresit për Kosovën ka qenë edhe fakti që kosovarët nuk kanë marrë hapa zyrtarë për t’u anëtarësuar në këtë organizatë.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, konsideron se ka vështirësi në anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm ndërkombëtar. Sipas saj, shtetet që deri më tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, mund të paraqesin problem në këtë kuadër.
Në pamundësi për të marrë miratimin e të gjitha vendeve anëtare, Kosova mund të ketë statusin e vëzhguesit dhe ky status parashihet për minimum pesë vjet e më pas të kalohet në anëtare me të drejta të plota.
Aktualisht në Organizatën Botërore të Tregtisë bëjnë pjesë 153 vende të botës, kurse 30 të tjera janë në proces të anëtarësimit.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













