Lajme
Kosova evakuoi katër shtetas nga Afganistani, po vendet e tjera?
Që kur talebanët morën kontrollin në Kabul të dielën, shtetet kanë nxituar për të rikthyer shtetasit e tyre si dhe afganët që janë në rrezik nga regjimi i ri. Deri më tani Shtetet e Bashkuara kanë evakuuar numrin më të lartë të afganëve.
Falë ndihmës së SHBA-së dhe shteteve evropiane, Kosova ka arritur të evakuojë katër shtetas, të cilët janë në një shtet tjetër të sigurt, emri i të cilit shtet nuk bëhet i ditur, dhe do të kthehen shpejt në Prishtinë.
Shtetet e Bashkuara në total kanë evakuuar mbi 5,200 njerëz, përfshirë 2,000 në 24 orët e fundit. Uashingtoni është zotuar të evakuojë 22,000 afganë të konsideruar në rrezik dhe të gjithë 15,000 shtetasit amerikanë që janë ende në Afganistan.
Presidenti Joe Biden tha se askush nuk do të mbetet mbrapa dhe operacioni i evakuimit mund të vazhdojë përtej 31 gushtit, si afati që ishte lënë për tërheqjen e plotë të amerikanëve nga Afganistani.
Sipas të dhënave nga Reuters, Britania e Madhe që nga e diela ka evakuuar rreth 1,200 njerëz, përfshirë afganë.
Gjermania ka tërhequr 500 persona, përfshirë edhe 100 afganë. Franca ka evakuuar 209 persona, përfshirë 184 afganë.
Spanja ka tërhequr 500 persona, ndërsa Holanda ka rikthyer 35 shtetas të saj si dhe ka shprehur gatishmërinë për të marrë 1,000 afganë.
Danimarka ka evakuuar 84 persona, Hungaria 26 shtetas të saj, Polonia 50 persona, Republika Çeke 46 persona përfshirë afganë, Japonia 12 punonjës të ambasadës, Australia 26 persona përfshirë afganë. India 170 persona si dhe Turqia 552 shtetas të saj. Zvicra synon të evakuojë 230 afganë.
E-Diaspora
-
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen "Ne nuk duam të përçajmë popullsinë," është shprehur kryetari i komunitetit mysliman shqiptar, Sinan Sadriu... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë










