Lajme
Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë me pritje solemne në Japoni
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës kremtohet në Tokio
Ambasada e Republika e Kosovës në Tokio organizoi një pritje solemne me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në ngjarje morën pjesë përfaqësues të shtetit japonez, si dhe përfaqësues të shteteve mike të Kosovës dhe komunitetit shqiptar në Japoni, shkruan albinfo.ch.
Përmes një postimi në Facebook, ambasadori Sabri Kiçmari falënderoi ambasadorin shqiptar Erml Muça dhe bashkatdhetarët që jetojnë dhe punojnë në Japoni për pjesëmarrjen e tyre, duke theksuar se kjo e bëri pritjen të veçantë dhe me përmbajtje kombëtare.
“Pavarësia e Republikës së Kosovës është rezultat i heroizmit të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrificës së heronjve tanë, përkrahjes së Shqipërisë dhe mbështetjes së aleatëve tanë në gjithë botën. Pjesëmarrja juaj i dha formë dhe përmbajtje të mirëfilltë kombëtare pritjes sonë,” shkroi Kiçmari, duke publikuar edhe fotografi nga ngjarja.
Pritja në Tokio ishte një mundësi për të përkujtuar historinë e Kosovës, për të forcuar lidhjet me shtetet mike dhe për të festuar së bashku identitetin dhe kulturën shqiptare në diasporë./ Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran Ndjenja e konsumatorëve në Zvicër u përkeqësua ndjeshëm në mars, duke rënë në nivelin më të... -
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër











