Kosova
Kosova fiton 21 projekte nga BE-ja në fushën e arsimit
Kosova është përfituese e 21 projekteve nga Komisioni Evropian (KE) për vitin 2022 në fushën e ngritjes së kapaciteteve në arsimin e lartë, arsimin profesional dhe programin “Jean Monnet”, i cili mbështet mësimdhënien, mësimnxënien dhe hulumtimet.
Në një konferencë për media të mbajtur nga ministrja e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT) dhe ambasadori i Bashkimit Evropian (BE), Tomas Szunyog, u bë e ditur se këtë vit Kosova ka shënuar 30 për qind rritje të përfitimit nga programet e BE-së në arsim.
Ministrja e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, Arbërie Nagavci, tha se viti 2022 me 21 projekte të përfituara nga KE-ja është viti më i suksesshëm me rritjen më të madhe të përfitimit nga programi Erasmus +.
Deri në vitin 2020 institucionet e arsimit të lartë në Kosovë kanë fituar 38 projekte për ngritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë, 508 projekte për shkëmbime afatshkurtra të kredive dhe dy projekte të përbashkëta për master.
“Për thirrjen e vitit 2022 për financim nga KE-ja Kosova përfitoi gjithsej 21 projekte, prej tyre 11 për ngritjen e kapaciteteve të arsimit të lartë, një projekt ‘Jean Monnet’ dhe nëntë projekte në fushën e arsimit profesional. Ndonëse nga viti 2015 në vazhdimësi që nga fillimi i programit Erasmus + në Kosovë, Kosova ka pasur progres në përfitimin e mobiliteteve dhe projekte me 20 apo 30 për qind nga viti në vit”, tha Nagavci.
Ajo tha se ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë është shumë i rëndësishëm dhe këtë vit mundësitë e institucioneve, akademikëve, studentëve, por edhe stafit në arsimin profesional janë shumë të mëdha për përfitimin e fondeve të cilat më pas do të çojnë në zhvillim të përgjithshëm në Kosovë.
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se Erasmus + ka qenë programi më i suksesshëm në historinë e BE-së për 35 vjet dhe ka mbështetur miliona studentë dhe staf akademik për t’i përmirësuar shkathtësitë dhe ekspertizën e tyre.
Szunyog tha se BE-ja ka investuar këtë vit gjithsej 14.7 miliardë euro në kornizë të programeve për arsim, aftësim, për rininë dhe sportin për periudhën nga 2021 deri në 2027, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini rreth 225,000 vendeve të lira të punës në Zvicër Edhe pse norma e papunësisë në Zvicër pritet të rritet pak në vitin 2026, aktualisht ka... -
Varfëria e “fshehur”, Bazeli kontakton drejtpërdrejt me nevojtarët -
Qiramarrësit e Gjenevës mund të kenë akses më të lehtë në pronësinë e pronës -
Hochdorf, Lucernë: 6 shtetas të Kosovës akuzohen për 161 vjedhje -
Më pak udhëtime zvicerane drejt SHBA-së











