Kosova
Kosova fiton dy Medalje të Arta në Olimpiadën Matematike
Ekipi i Kosovës është radhitur në vendin e 18-të nga 100 ekipe pjesëmarrëse në IMC 2022
Kosova ka fituar dy medalje të arta dhe një medalje të argjendtë në Olimpiadën Matematike për Studentë Ndërkombëtarë për Studentë Universitarë – IMC 2022.
Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Matematikanëve të Kosovës me anë të një postimi në Facebook.
Arben Ajredini dhe Duart Nishefci kanë fituar Çmime të Para (Medalje të Arta) ndërsa Andi Sejdiu ka fituar Çmim të Dytë (Medalje të Argjendtë). Arben Ajredini dhe Duart Nishefci para pak ditësh kanë baruar studimet themelore, me sukses të lartë, në drejtimin matematikë, në Universitetin e Prishtinës ndërsa Andi Sejdiu vijon studimet në vitin e tretë, në drejtimin matematikë, në Universitetin e Prishtinës”, thuhet në njoftim, transmeton Albinfo.ch.
IMC është ndër garat më të rëndësishme botërore të matematikës për studentë universitarë, në të cilën marrin pjesë studentë nga universitete prestigjioze nga të gjitha anët e botës.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën Aeroporti Basel-Mulhouse, i drejtuar bashkërisht nga Franca dhe Zvicra, ka njoftuar tetë destinacione të reja në... -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës












