Kultura
Kosova garon në festivalin prestigjioz “BFI London Film Festival 2019”
Regjisori i njohur Samir Karahoda, dërgon Kosovën në “BFI London Film Festival 2019”
Regjisori i njohur Samir Karahoda pas sukseseve të vazhdueshme në Industrinë filmike vendore e botërore, është pranuar në kategorinë garuese të festivalit prestigjioz “BFI London Film Festival 2019”, me filmin e tij dokumentar “Në Mes”, shkruan radioK4.
Filmi i takon kategorisë së filmave të shkurtër dhe është një nga 12 filmat e përzgjedhur për këtë çmim, që i dedikohet filmave që kanë një trajtim të veçantë kinematografik dhe një trajtim të sigurt të temës dhe të përmbajtjes.
Ky festival prestigjioz do të mbahet nga 2 deri më 13 tetor, në Londër,
Filmi do t’i prezantohet audiencës Londineze përmes 3 shfaqjeve në seksionet “Debate” dhe “Prezantime Speciale”, atje ku do të paraqiten filmat më të mirë të botës.
Filmi “Në Mes” është prodhim autentik nga Kosova dhe është realizuar me mbështetje të Qendrës Kinematografike të Kosovës, Bankës për Biznes, Komunës së Prizrenit dhe Prishtinës, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër Nga diplomimi për mjekësi në Universitetin e Bazelit, te përvoja profesionale, dy mjekë shqiptarë në Zvicër... -
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Akuza serioze ndaj Aare Seeland Mobil: Shoferët e trenave në kufijtë e durimit Shoferët e trenave të kompanisë zvicerane të transportit publik Aare Seeland Mobil (ASM) kanë ngritur akuza... -
Migros: Punëtorët e larguar nga puna mbeten pa dhurata të Krishtlindjeve -
Këshilli Federal heziton për masa më të forta në mbrojtjen e të rinjve në rrjetet sociale -
Përhapja e qirave Airbnb po rrit pakënaqësinë në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Pritet rritje e çmimeve të ilaçeve në Zvicër











