Lajme
Kosova ka çfarë të mësojë nga Kroacia
Mimica tha se në të ardhmen Kroacia duhet të jetë më tepër e angazhuar që në aspektin ekonomik të jetë e pranishme në Kosovë
Nënkryetari i Kuvendit të Kroacisë, Neven Mimica ka biseduar në Odën Ekonomike të Kosovës për mundësitë e bashkëpunimit në lëmin e ekonomisë në mes të dy vendeve.
“Gjatë takimit me kryetarin e OEK-ut, Safet Gerxhaliu u bisedua lidhur me çështjet e bashkëpunimit ekonomik dhe u vlerësua se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore duhet të përcillen edhe me bashkëpunimin në lëmin e ekonomisë” bënë të ditur OEK-u.
Kryetari Gerxhaliu e ka informuar mysafirin për aktivitetet e OEK-ut dhe ka deklaruar se sa i përket këmbimit tregtar në mes të dy vendeve nuk mund të jemi të kënaqur, pasi që potencialet e bashkëpunimit në mes të dy vendeve janë shumë më të mëdha.
Kryetari i Odës, ka theksuar se nuk është duke u shfrytëzuar potenciali i madh i studentëve të Kroacisë, të cilët aktualisht janë në pozita të rëndësishme në institucionet e vendit.
Në takim u theksua se duhet të bëhet sa me tepër që është e mundur që Kroacia të jetë këtu jo vetëm në forma të tregtisë klasike po që në Kosovë të gjejë partnerë për forma më të avancuara të bashkëpunimit, për të ashtuquajturin sistem në KNOW-HOW dhe mbi të gjitha që të përcjellë përvojën e Kroacisë në aspektin e procesit të tranzicionit .
Mimica, e ka falenderuar Gerxhaliun për pritjen dhe informatat që janë shumë të rëndësishme dhe që kanë të bëjnë me aspektin ekonomik dhe avancimin e këtij bashkëpunimi.
“Ai u fokusua se në të ardhmen Kroacia duhet të jetë shumë më tepër e angazhuar që në aspektin ekonomik të jetë e pranishme në Kosove, pasi që në mes të dy shteteve mike nuk ka çështje të hapura politike dhe se në bashkëpunimin ndërshtetëror ekonomia të jetë prioritet i prioriteteve”, thuhet në njoftim .
Mimica ka premtuar që në të ardhmen Kroacia do të jetë shumë më aktive, do të bëjë institucionalizimin e bashkëpunimeve me Kosovën dhe mbi të gjitha do të bëjë çmos që me forma më të avancuara të jetë prezente në lëmin e ekonomisë por edhe në edukim, shëndetësi, në konsulentë dhe shumë çështje të tjera.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












