Kosova
Sanksionet kundër Kosovës tashmë kanë dhënë efekte negative
Kosova ka humbur 2.5 milionë euro për shkak të masave të BE-së
Sot, kryetari i Agjencisë Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, i tha Ekonomia Online se masat e BE-së ndaj Kosovës tashmë kanë dhënë efektin e tyre negativ, përcjell albinfo.ch.
Duke folur konkretisht për humbjet e Kosovës si pasojë e sanksioneve, Shahini përmendi shifrën prej 2.5 milionë eurove. Ai pohon se pas Samitit të Berlinit, i mbajtur në Tiranë, do të gjendet një mundësi që sanksionet të hiqen.
Derisa theksoi se Kosova pas sulmit të 24 shtatorit është në avantazh karshi Serbisë, duke shtuar se kjo është mundësi e mirë për kreun e Qeverisë që të gjendet një zgjidhje për dalje nga kriza.
“Katër muaj pas sanksioneve të BE-së, kundër Kosovës kanë ndikuar negativisht në ekonominë e vendit, dhe në qasjen nëpër fonde të ndryshme financiare, duke u ndalur këto mbështetje dhe këto fonde të dedikuara për Kosovën, shumë projekte janë ndalë dhe presim që tashmë pas takimeve që do të kenë institucionet e Kosovës me faktorë ndërkombëtarë në Tiranë në Procesin e Berlinit, të gjejnë një mundësi dhe një modalitet se si të hiqen sanksionet për arsye së këto sanksione janë për herë të parë në historinë e Kosovës”.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern










