Kosova
Kosova ka në dispozicion rreth 10 mijë teste për Covid19
Deri më 14 qershor në Kosovë janë testuar gjithsej 18,512 persona, kryesisht kontakte të rasteve, dhe prej tyre 1,486 kanë rezultuar pozitivë në Covid-19. Vetëm tri ditët e fundit janë konfirmuar 160 raste të reja me koronavirus, nga 805 persona të testuar.
Sipas informacioneve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Kosova aktualisht ka në dispozicion rreth 10 mijë teste për sëmundjen, Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri, ka thënë Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, për Radion Evropa e Lirë.
Por, nga java e tjeter, sipas tij, Kosovë pritet të arrijnë edhe 10 mijë teste të tjera, ku rreth 6,500 prej tyre janë donacion nga Katari, derisa pjesa tjetër e testeve do të sigurohet nga kontraktorët e mëparshëm, e që kryesisht janë dërgesa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Anglia.
“Instituti Kombëtar ka rreth 10 mijë teste në dispozicion, pra mjaftueshëm për të testuar personat me indikacione për testim, kontaktet e rasteve pozitive dhe të dyshuarit e hospitalizuar në Klinikën Infektive’’, tha Hoti.
Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë javës së kaluar (11 qershor), në Kuvendin e Kosovës deklaroi se mungojnë teste në masë të madhe, duke shtuar se kjo ka qenë shqetësuese për të. Po të njëjtën ditë, ministria e Zemajt raportoi se diaspora kosovare i ka dorëzuar Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës 12,000 teste.
Duke komentuar deklaratat e ministrit të tij, zëdhënësi Hoti deklaroi se Zemaj ka dashur të tërheqë vëmendjen për nevojën që Kosova të ketë sa më shumë teste në dispozicion për të testuar sa më shumë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Pse burgjet zvicerane janë plot? Burgjet janë shumë të zëna në të gjithë Zvicrën. Ato janë gjithashtu të mbushura plot, pjesërisht... -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri












