Lajme
Kosova ka rreth 70 mijë studentë
Numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin publik universitar, sipas ASK-së, është 69 220. Në Universitetin e Prishtinës studiojnë 53 248 studentë
Rreth 70 mijë të rinj janë duke vazhduar studimet universitare nëpër gjashtë universitetet publike të Republikës së Kosovës, ndërsa numrin më të madh të studentëve e ka Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, me 5320 studentë. Këto të dhëna janë publikuar sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin “Statistikat e Arsimit 2014/2015”.
Numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin publik universitar, sipas ASK-së, është 69 220. Në Universitetin e Prishtinës studiojnë 53 248 studentë, në Universitetin e Prizrenit 5 719 studentë, në Universitetin e Pejës 5 271 studentë, në Universitetin e Gjilanit 1 533 studentë, në Universitetin e Gjakovës 736 studentë dhe në Universitetin e Mitrovicës 2 713 studentë.
Ky publikim i ASK-së, ofron të dhëna për arsimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, arsimin e mesëm të lartë, arsimin fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë special, si dhe të dhëna për arsimin universitar.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor në arsimin publik ishte 25 928, ndërsa në arsimin privat ishte 317. Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët publik ishte 273 649, ndërsa në arsimin privat ishte 2 238.
“Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë publik ishte 83 743, ndërsa në arsimin privat ishte 2 476. Ndërsa në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët special vijojnë mësimet 307 nxënës, ndërsa në arsimin e mesëm të lartë special 138 nxënës”, thuhet në raportin e ASK-së për Arsimin, transmeton Albinfo.Ch.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026











