Lajme
Kosova ka rritur këmbimin tregtar me shtetet tjera
Situata e fundit e krijuar në Kosovë po hapë mundësi për një rritje të këmbimit tregtar me shtete e tjera
Këto komente i ka bërë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, pas takimit që pati me delegacionin bullgar të kryesuar nga ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, Miroslav Naydenov.
Një delegacion i Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit nga Bullgaria ka zhvilluar një takim me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, ku është biseduar për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar në mes të dyja vendeve.
Ministri Stavileci duke e quajtur këtë takim shumë të frytshëm për shtetin e Kosoëvs, tha orientimi i Qeveris së Kosovës është për të rritur prodhimet vendor, por sipas tij është e natyrshme që të kërkojnë edhe tregje alternative.
Ai po ashtu ka deklaruar se zhvillimet e fundit për vënien e masave të reciprocitetit hapin mundësi të reja për rritje të këmbimit, e tregtarë, duke thënë se vetëm lehtësimet fiskale dhe eliminimi i proceduarave burokratike, mund ta përshpejtojnë dhe ta rrisin këtë këmbim tregtar.
Ndërsa ministri i Bujqësis0 dhe Ushqimit, Miroslav Naydenov ka theksuar se bisedimet e këtij takimi ishin vërtet praktike dhe bëri të ditur se i kishte propozuar kolegëve nga Kosova që të përfitojnë nga përvoja bullgare.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













