Sport
Kosova kërkoi që të luajë në Köln të Gjermanisë
Por, këto takime nuk do të zhvillohen në Köln, për shkaqe të sigurisë. Policia gjermane dhe federata kanë qenë kundër, sidomos me përballjen me Turqinë, ku jetojnë shumë shqiptarë e turq
Sipas mediave gjermane Federata e Futbollit e Kosovës ka kërkuar që dy ndeshjet e radhës, miqësoren me Letoninë më 28 mars dhe me Turqinë në kuadër të kualifikuesve për Kampionatin Botëror t’i zhvillojnë në qytetin e Kölnit në Gjermani, por kjo nuk i është mundësuar, raporton albinfo.ch.
Drejtori sportiv, Lutz Vingerath ka konfirmuar për kërkesën e Kosovës. “Federata e Futbollit të Kosovës na ka kontaktuar”, ka thënë ai, shkruan ‘ksta.de’.
Por, këto takime nuk do të zhvillohen në Köln, për shkaqe të sigurisë. Policia gjermane dhe federata kanë qenë kundër, sidomos me përballjen me Turqinë, ku jetojnë shumë shqiptarë e turq.
Zëdhënësi i federatës gjermane ka thënë se kanë refuzuar kërkesën e Kosovës. Sipas Federatës, miqësoret e vendeve të treta në stadiumet gjermane do të lejohen vetëm në vitet kur ka aktivitete madhore, por siç dihet, në vitin 2017 nuk ka të tillë.
Kosova ndeshjet si vendas deri më tani i ka zhvilluar në stadiumin ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës.
E-Diaspora
-
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it Gjykata Federale Penale, Bellinzona: Veprat e kryera nuk bien nën kategorinë e "vepra penale të katalogut"... -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains
Jeta në Zvicër
-
Shteti po ndërton zyra të reja – por punonjësit duan të punojnë nga shtëpia Shpenzimet vjetore operative për punonjës me kohë të plotë arrijnë në disa mijëra franga zvicerane... -
Pas tragjedisë në Kerzers, PostAuto paralajmëron trajnime të reja për shoferët -
Reshje rekord bore në Alpet zvicerane, në disa zona mbi një metër brenda 24 orëve -
Zvicra nën borë: Në këto zona ka rënë më shumë borë -
Rrezik i lartë ortekësh në Alpet zvicerane, paralajmërim sidomos në jug














