Lajme
Kosova, krenare me mësimdhënësit në diasporë
Ministri Murati tha se urimet më të përzemërta për 7 Marsin, “Ditën e Mësuesit”, shkojnë për mësimdhënës e diasporës, që për dekada e kanë mbajtur gjallë identitetin kombëtar
Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati, përmes një videoincizimi, ua ka uruar festën e 7 marsit, “Ditën e Mësuesit”, të gjithë mësimdhënësve shqiptarë të diasporë. Ai tha se urimet më të përzemërta shkojnë për ata mësimdhënës që e për dekada me radhë e kanë mbajtur gjallë identitetin kombëtar në diasporë.
Sipas ministrit Murati, përkushtimi i Ministrisë së Diasporës, së bashku me mësimdhënësit, për ruajtjen e identitetit është shumë e nevojshme të vazhdojë, që kështu të jetësohet edhe marrëveshja e nënshkruar për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Një komb ngrihet midis kombeve të tjera përmes vlerave të larta të tij. Kombi ynë nuk do t’i kishte këto vlera, nëse njerëzit e tij të shquar do ta braktisnin identitetin e vet.
Pikërisht për këtë arsye, dua t’ju falënderoj për punën tuaj në ruajtjen e identitetit dhe jetës së kombit tonë. Ne jemi krenarë me ju!”, theksoi në fund ministri Murati.
Ai tha ka shumë të flet për secilin veç e veç, sepse ai është i veçantë në shumë mënyra.
“Por, sot, dua t’i përmend tiparet më të rëndësishme, të cilat bashkërisht i ndani – virtytin e atdhedashurisë dhe dëshirën për t’i edukuar fëmijët në këtë frymë”, deklaroi Murati, sipas të cilit, është meritë e mësuesve që fëmijët tanë flasin gjuhën shqipe, dhe kështu rriten në shkencëtarë, akademikë, politikanë e gazetarë, njerëz të zotë, yje të ndritura të kombit tonë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











