Lajme
Kosova kthen ekipin serb të hendbollit në kufi
"Në pikën kufitare Merdare ka ardhur një ekip i hendbollit për të zhvilluar ndeshje hendbolli në Zubin Potok. Duke u bazuar në masat anti COVID-19, është refuzuar hyrja e tyre në territorin e RKS-së”
Policia e Kosovës ka kthyer prapë në kufi një ekip të hendbollit që ishte nisur nga Serbia për në Kosovë.
Sportistët serbë kishin në plan të zhvillonin një ndeshje në Zubin Potok, por një gjë e tillë ndalohet me masat në fuqi në territorin e Republikës, njofton Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch.
Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë se kthimi i tyre u bë për dy arsye.
“Më 12.11.2020 në ora 15:20 në pikën kufitare Merdare (në hyrje RKS) ka ardhur një ekip i hendbollit për të zhvilluar ndeshje hendbolli në Zubin Potok. Duke u bazuar në masat anti COVID-19, është refuzuar hyrja e tyre në territorin e RKS-së”.
Ndërkaq, arsyeja e dytë është se lojërat ndërkombëtare me ekipe të vendeve tjera lejohen me leje të federatave përkatëse të sporteve nga Republika e Kosovës.
Por, për kthimin e serbëve të rinj ka reaguar Lista Serbe në Kosovë duke shtrembëruar arsyen e kthimit të tyre.
Kjo parti thotë se ata u kthyen me arsyen që sportistët përbëjnë “kërcënim për sigurinë politike dhe të brendshme” të Kosovës – ndryshe nga versioni zyrtar i policisë.
“Ndërsa e gjithë bota po lufton me pandeminë dhe pasojat që ajo ka në shëndetin, sektorin financiar, ekonomik dhe tërë jetën e qytetarëve, për disa në Prishtinë, përparësia është vendosja e barrierave për serbët dhe parandalimi i tyre nga një jetë normale”, thuhet në deklaratën e LS.
“E shohim një vendim absolutisht të papranueshëm për të parandaluar të rinjtë serbë që të luajnë ndeshje sportive dhe të garojnë me njëri-tjetrin. Nëse nuk është trishtuese, është qesharake, por të cilësosh një ndeshje sportive si një “kërcënim për sigurinë politike dhe të brendshme” është një marrëzi e paparë ndaj së cilës do të duhet të reagojnë përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë dhe Metohi, të cilët pretendojnë të jenë roje të të drejtave të njeriut dhe lirisë”.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë Çmimi i bërjes shtetas zviceran në Bazel-City do të bjerë ndjeshëm – nga 1,750 në 900... -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim -
SHBA vendos tarifë prej 15% për produktet farmaceutike zvicerane













