Lajme
Kosova lëshon “bono thesari” për diasporën
Qeveria e Kosovës lansoi të martën në Prishtinë, kampanjën e re “bono” për diasporën, që parashikon emetimin e letrave me vlerë rreth 20 milionë euro
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, gjatë konferencës për media, lansoi të martën në Prishtinë, kampanjën e re “bono” për diasporën, që parashikon emetimin e letrave me vlerë rreth 20 milionë euro. Sipas tij, Ministra bashkë me Bankën Qendrore të Kosovës kanë paraparë që mjetet që do të inkasohen prej remitancave, të dedikohen në bujqësi.
“Këtë vit, për herë të parë do të emetojmë letra me vlerë, dedikuar diasporës tonë. Këto letra me vlerë do të quhen Bono për Diasporën dhe do të kenë afat maturimi prej 5 vitesh, mirëpo me mundësinë që investimi të shitet nëse paraqitet nevoja. Kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyeshme investimi për të gjithë bashkatdhetarët tanë, marrë parasysh që me ligj i tërë investimi është i garantuar nga shteti, por edhe interesi i fituar është i liruar nga tatimi”, tha ai.
Ministria e Financave, sipas tij, do të vazhdojë koordinimin me Bankën Qendrore në aspektin e emetimit, por edhe me Ministrinë e Diasporës sa i përket shpërndarjes sa më të gjerë të mesazhit njoftues për këtë mundësi të re.
Ai gjithashtu theksoi se gjatë kampanjës informuese në ditët dhe javët në vijim, do të njoftoheni edhe me detajet tjera në lidhje me këtë produkt, përfshirë edhe normën e interesit si dhe procedurat për investim.
“Kemi diasporë shumë të madhe me një kapacitet të madh financiarë brenda vitit janë mbi 700 milionë euro remitanca të sjella në Kosovë për familjet që kanë anëtaret e tyre jashtë dhe ka qindra miliona euro që janë duke qëndruar nëpër bankat për nga është e vendosur diaspora jonë. Ky instrument ka për qëllim të nxisë diasporën të investoj në letra me vlerë të Qeverisë dhe të kontribuoj në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Hoti.
Kjo, sipas tij, është një mundësi e jashtëzakonshëm dhe është përfituese edhe për diasporën sepse risku, siç tha ai, nga blerja e letrave me vlerë të Qeverisë është pothuajse zero. “Ne presim që të ngrisim deri në 20 milionë euro për të investuar në projekte në bujqësi ne po bëjmë të gjitha përgatitjet teknike që fillon ardhja që është pjesë e dytë e qershorit”, tha Hoti.
Tregu i letrave me vlerë ka filluar në vitin 2012 kur për herë të parë Ministria e Financave në bashkëpunim me BQK-në ka emituar bonot e thesarit në vlerë prej 10 milionë eurosh. Ministri Hoti tha se në vitin 2016 në qarkullim janë afro 400 milionë euro.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













