Lajme
Kosova marrëveshje bashkëpunimi me BERZH-in
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) deri më tani ka investuar 227 milionë euro në 51 projekte në Kosovë, ndërsa me 157 milionë euro po mbështeten projektet ekzistuese
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti, kanë nënshkruar sot (e premte) në Londër, Memorandum Bashkëpunimi për mbështetjen e sektorit privat në ekonominë e Kosovë. Memorandumi i nënshkruar sot, do të ofrojë përkrahje të fuqishme për sektorin privat, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke ofruar përkrahje të rëndësishme edhe për zonat ekonomike nëpër Kosovë.
Kryeministri Mustafa e vlerësoi lartë rëndësinë e nënshkrimit të këtij memorandumi dhe përkrahjen e deritashme të BERZH-it për Kosovën, duke përfshirë sektorin privat.
“Kemi nevojë që sektorin privat të biznesit ta fuqizojmë në Kosovë, të bëjmë reforma strukturore në ekonomi, të bëjmë reformat të cilat mund të lidhen me tregun e Bashkimit Evropian dhe me tregjet tjera. Por, po ashtu, të kemi lidhje edhe më të mira me regjionin në pikëpamje të zhvillimit ekonomik dhe të bashkëpunimit. Ne vlerësojmë të gjitha projektet që kemi zhvilluar me ju, që nuk janë pak, kanë ndikuar që të përmirësojnë gjendjen ekonomike dhe sociale në vendin tonë dhe këtë sukses e shohim si sukses të mbështetur fuqimisht nga ju”, tha kryeministri Mustafa.
Presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti, tha se nënshkrimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe BERZH-it ofron një kornizë për përkrahje të përbashkët të sektorit privat në Kosovë.
Chakrabarti foli për strategjinë e fundit për Kosovën, të miratuar nga Bordi i BERZH-it, duke theksuar rëndësinë e fuqizimit të rolit të sektorit privat në ekonomi, si një çelës i vënies së vendit në një rrugë të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, duke u bazuar në sektorin privat konkurrues.
Duke folur për fushat që mbulon kjo marrëveshje, presidenti Chakrabarti theksoi nevojën e një qasje gjithëpërfshirëse për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë.
Presidenti Chakrabarti, po ashtu, theksoi bindjen se një qasje gjithëpërfshirës do të jap rezultate të shpejta duke shprehur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet BERZH-së dhe Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
BERZH deri tani ka investuar 227 milionë euro në 51 projekte në Kosovë, ndërsa me 157 milionë euro po mbështeten projektet ekzistuese. Ndërsa strategjia e re e BERZH-it është në linjë me prioritetet e strategjisë për zhvillim të sektorit privat dhe sektorit të energjisë në Kosovë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










