Lajme
Kosova mban në fuqi masat e reciprocitetit me BeH
Kjo ndodh për shkakun se BeH kontakton në adresë të UNMIK-ut, e jo të institucioneve të Kosovës
Bosnja e Hercegovina, ka pranuar zyrtarisht vulat e Doganave të Kosovës, por kjo nuk e ka ndryshuar vendimin e institucioneve kosovare për masat e vendosura të reciprocitetit ndaj këtij vendi.
E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të dërgimit të këtij njoftimi nga BeH në adresë të UNMIK-ut, e jo të institucioneve të Kosovës.
Në letrën që mban datën 21 shtator, të nënshkruar nga ministri për Tregti të Jashtme dhe Marrëdhënie Ekonomike, Mlladen Zirojeviq, sqarohet se Bosnja pranon vulat që janë të pranuara edhe nga UNMIK-u dhe që shpreson se marrëdhëniet ekonomike do të rregullohen në bazë të marrëveshjes së CEFTA-s të 2006-ës.
Derisa ky shtet nuk e dërgon vendimin te Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë, masa doganore prej 10% do të vazhdojë të vlejë, raporton televizioni i Prishtinë, KTV.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran









