Lajme
Kosova mbështet sportin në diasporë
Ministri i Diasporës, Valon Murati u takua me futbollistët e “FC Kosova – Cyrih”, fitues të Kupës së Diasporës
Ministra kosovare e Diasporës iu premton mbështetje të parezervë të gjithë sportistëve shqiptarë që luajnë jashtë vendit, për t’i promovuar vlerat kombëtare. Kështu ka deklaruar ministri Valon Murati gjatë një takimi që zhvilloi me futbollistët e klubit “FC Kosova” nga Cyrihu i Zvicrës.
Këta të fundit janë shpallur fitues të Kupës së Diasporës, ndërsa në Kosovë kanë ardhur me qëllim të mbajtjes së një ndeshje reviale me fituesin e Kupës së Kosovës, “KF Feronikeli”.
Gjatë këtij takimi ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ministri Murati iu dha mbështetje klubit “FC Kosova”, për aktivitetet sportive në diasporë.
“Ministria e Diasporës ka në plan që ndeshje të këtilla vëllazërore t’i ndihmojë në organizim edhe në të ardhmen, duke përfshirë edhe klubet nga Shqipëria, klubet shqiptare nga Maqedonia në formë të super-kupës. Ministria që e udhëheq do të jetë gjithmonë në përkrahje të klubeve sportive nga diaspora”, tha ministri Murati.
Ndërsa kryetari i këtij klubi, Arsim Hyseni e falënderoi ministrinë për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë si në të kaluarën, ashtu edhe për këtë ndeshje.
Ndeshja mes “FC Kosovës” dhe “KF Feronikeli” do të zhvillohet më 17.11.2015 (e martë), në orën 13:00, në stadiumin e KF Feronikelit në Drenas, ndërkohë ka karakter promovues.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













