Lajme
Kosova mbetet jashtë Samitit të Ohrit
Presidenti Ivanov nuk e ka ftuar presidenten kosovare në samitin e Ohrit me arsyetim se Kosova nuk është anëtare e SEECP-it. Shkak për këtë mendohet se është bërë presidenti Nikoliq
Me arsyetimin se Kosova nuk është pjesë e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (SEECP), presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov nuk e ka ftuar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga në Samitin për bashkëpunim rajonal që do të mbahet në Ohër më 1 qershor.
Kabineti i presidentit Ivanov ka dhënë një arsyetim se pse nuk është dërguar ftesë për presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Megjithatë mendohet se shkak për këtë është bërë presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, i cili ka kundërshtuar pjesëmarrjen nëse ftohet edhe Jahjaga.
Në përputhje me aktet themelore dhe praktikat e deritanishme, Republika e Maqedonisë nuk mund të bëj ftesa, për shkak se do të rrezikon që disa nga vendet anëtare të SEECP) të refuzonin pjesëmarrjen”, theksohet nga kabineti i presidentit Gjorgje Ivanov, raporton INA.
Samiti për bashkëpunim rajonal në Evropën Juglindore, siç thuhet tashmë ka formatin dhe strukturën e konfirmuar të pjesëmarrësve.
“Maqedonia mbetet në parimin e inkluzivitetit në planin e bashkëpunimit rajonal dhe se shpreson se kur të krijohen kushtet edhe Kosova do ti bashkëngjitet këtij bashkëpunimi rajonal”, thuhet në tej në deklaratën e presidentit maqedonas.
Autoritetet e Kosovës, ndërkaq kanë reaguar lidhur me mos-ftesën nga Shkupi zyrtar. Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Maqedonia po sillet në mënyrë antievropiane.
“Isha në kontakt me ministrinë e Jashtme të Maqedonisë, mirëpo edhe krahas insistimeve tona, ata akoma nuk na kanë nisur ftesë. Një gjë e tillë është shumë shqetësuese për marrëdhëniet Kosovë – Maqedoni”, ka deklaruar Hoxhaj.
Duke komentuar deklaratat dhe reagimet e Prishtinës lidhur me mosftesën për Kosovën, nga kabineti i presidentit Ivanov kanë theksuar se deklaratat e caktuara janë drejtuar në adresë të gabuar.
Ivanov ka sqaruar se ai vazhdon të jetë pjesë e procesit të bashkëpunimi rajonal, ku është përfshirë edhe Kosovës. Me këtë rast ai ka përmendur takimet mes presidentëve të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku si pjesë e këtij procesi është edhe Maqedonia.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













