Integrimi
Kosova mbetet vend i papërshtatshëm për investimet e diasporës
Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Evropë, Yll Blakaj, ka thënë se Kosova mbetet vend i papërshtatshëm për investimet e diasporës shqiptare.
Ai ka thënë se me gjithë premtimet e bëra nga drejtuesit e institucioneve, ende nuk ka klimë të favorshme të të bërit biznes e po ashtu mungon edhe siguria për investime.
Ai ka treguar se në komunën e Prishtinës tash e pesë vjet është duke u penguar një projekt 300 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
“Sigurisht që kemi shumë raste të keqpërdorimit të investitorëve, dëshpërimi i tyre, kërkesa e favoreve të ndryshme. Kemi njerëz që kanë projekte 200-300 milionë euro, që kanë leje të ndërtimit, edhe ndërrohet një qeveri komunale ose një çështje tjetër dhe qe pesë vjet s’mundet me vazhduar projektin, e shumë burokraci të tjera që popullit tonë nuk i duhen. Duhet të eliminohen këto sa më parë, të bëhemi vend i favorshëm. Mos ta harrojmë s’e ne nuk jemi mesi I botës këtu, nuk jemi konsumatorët më të rëndësishëm të botës, megjithatë për diasporën tonë jemi vendi më i rëndësishëm dhe dëshirojmë me mish e me shpirt ta zhvillojmë”, ka thënë ai në një intervistë për kosovapress.
Ai thotë se investimi i kapitalit në prona të patundshme tregon qartë se diaspora kosovare ka mjete dhe është e gatshme për tregun kosovar.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













