Kosova
Kosova me 5 faza: Kur do të hapen shkollat e lokalet afariste
Nga gjysma e qershorit do të mund të zhvillohet edhe testi i maturës dhe ai i arritshmërisë
Për rreth 3 muaj gradualisht Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka paraparë largimin e masave izoluese për parandalimin e koronavirusit.
KOHA ka siguruar një dokument të Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës, në të cilin janë të paraqitura masat që do të ndërmerren për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe hapjen e disa bizneseve.
Në javën e parë të majit parashihet t’i hapet rrugë sektorit të ndërtimtarisë, e pjesërisht do të hapet edhe tregtia e automjeteve, e tregtia me pakicë, përcjell albinfo.ch.
Kurse që nga 18 maji qytetarët do të mund të lëvizin për më shumë se 2 orë, kur pritet të hapet edhe transporti hekurudhor.
Në po këtë kohë parashihen të hapen edhe muzetë dhe galeritë, por të gjitha këto duke respektuar rregullat e vendosura, përfshirë distancën sociale e masat mbrojtëse, si dorëza e maska.
Hapja e transportit ndërurban, sipas këtij drafti të vendimit të siguruar nga KOHA, pritet të ndodhë në fillim të qershorit, kur gjithashtu do të mund të zhvillohen edhe provimet në universitete.
Nga gjysma e qershorit do të mund të zhvillohet edhe testi i maturës dhe ai i arritshmërisë.
Derisa gastronomia dhe trafiku urban është paraparë të hapen tek në fillim të korrikut.
Në këtë dokument nuk është vendosur për hapjen e kufijve, aeroportit, shesheve e tubimeve publike, derisa kjo mundësi është lënë që të vendoset bazuar në situatën epidemiologjike.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka paralajmëruar më herët se deri më 30 prill do të bëhen publike masat e reja për parandalimin e koronavirusit derisa ato aktuale vlejnë deri më 4 maj.
Tashmë në botë numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 3 milionë, kurse mbi 200 mijë persona kanë vdekur nga COVID-19.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen












