Kosova
Rezolutë për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë nga Kuvendi i Kosovës
Parlamenti i Kosovës miratoi të mërkurën një rezolutë, me të cilën dënohet gjenocidi në Srebrenicë të Bosnjës në korrik të vitit 1995.
Në mbështetje të rezolutës votuan 89 deputetë, ndërsa votimi u bojkotua nga deputetët e Listës serbe, të cilët braktisën seancën kur filloi debati për rezolutën.
Në tekstin e rezolutës së miratuar “dënohet ashpër gjenocidi i regjimit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut”.
Po ashtu rezoluta dënon “çdo tendencë për të mohuar qëllimisht dhe publikisht gjenocidin e Srebrenicës, me qëllim të denigrimit të viktimave dhe fshehjen e motiveve të krimeve të kryera”, dhe shpall 11 korrikun Ditë Përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se rezoluta dhe padia ndaj Serbisë për gjenocid që po përgatit Kosova, do të kontribuojnë që në të ardhmen të mos përsëriten ngjarje siç ndodhën në Srebrenicë.
Qeveria e Kosovës ka pohuar se ka filluar punën për përgatitjen e padisë kundër Serbisë për gjenocid, duke nxitur reagimin e Beogradit. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se Kosova nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, duke bërë thirrje që të heqë dorë nga kjo nismë. Zyrtarë të Beogradit thanë se paralajmërimi i Kryeministrit Kurti është goditje ndaj bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.
Shqiptarët e Kosovës e cilësojnë gjenocid fushatën e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999, gjatë së cilës u vranë mbi 10 mijë veta, mijëra llogariteshin të zhdukur, ndërsa mbi 800 mijë shqiptarë u dëbuan. Lufta mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











