Kosova
Kosova, më së paku vdekje nga aksidentet krahasuar me vendet e Ballkanit
Siguria në trafikun rrugor vazhdon të mbetet sfidë jo vetëm për Republikën e Kosovës, por edhe për shumë shtete të Evropës dhe të botës.
“Sipas raportit “Fatalities for 2020 – Annual Statistics for Western Balkans”, në të cilin janë analizuar statistikat e aksidenteve me vendet e Ballkanit Perëndimor i publikuar me datë 20.04.2021, për vdekjet në aksidentet e trafikut rrugor për vitin 2020 dhe krahasimin 2010-2020 për 1 milion banorë, vërehet se vendi ynë (Kosova) krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, ka më së paku vdekje për 1 milion banorë.
Meqë aksidentet në trafikun rrugor paraqesin një problem të natyrës multi-disiplinare, atëherë edhe përballja me këtë problem kërkon angazhimin e të gjithëve, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kemi sukses në uljen e mëtutjeshme të numrit të aksidenteve, e në veçanti të atyre me fatalitet.
Policia e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet edhe më tutje në ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih











