Integrimi
Kosova me yje në muzikë dhe futboll
Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Xherdan Shaqiri, Granit e Taulant Xhaka dhe Valon Behrami e kanë një të përbashkët: janë nga diaspora dhe kanë përfaqësuar Kosovën në arenën evropiane e botërore
Muzika ka qenë gjithmonë pjesë e rëndësishme në kulturën shqiptare. Në Kosovë, përveç muzikës popullore, po dëgjohet edhe ajo pop, rap dhe rok, dhe e gjitha kjo falë këngëtareve të reja që kanë dalë në skenë, shkruan ‘eastjournal.net’.
Shkrimi mjaft interesant dhe flet se si Kosova ka shumë yje në muzikë e futboll.

Sot, vëmendja ndërkombëtare është në Rita Orën, Dua Lipën, Era Istrefin dhe Bebe Rexhën. Yjet të reja të muzikës pop që janë duke e bërë rrugën e tyre në renditjen ndërkombëtare dhe ato kanë një të përbashkët, pasi janë bija të diasporës së madhe, përcjell albinfo.ch.

Rita Ora, e lindur si Sahatçiu është e lindur në Prishtinë, por është rritur në Britani dhe është njëra nga këngëtaret e reja më të kërkuara në vitet e fundit. Dua Lipa u lind në Londër më 1995 me prindër nga Prishtina dhe që ka jetuar në Kosovë për disa vite, po bën bujë në skenën evropiane dhe po i pushton listat, derisa këngët e saj janë hite të vërteta. Yje dhe premtuese janë edhe Bebe Rexha e Era Istrefi, që kanë hyrën në botën e madhe të muzikës, transmeton më tutje albinfo.ch.
Jo vetëm muzikë
Edhe futboll është bërë një burim kombëtare krenari, edhe kjo falë diasporës. Ekipi kombëtar i Shqipërisë është e përbërë thuajse tërësisht nga lojtarët kosovarë. 13 futbollistë kuqezi janë nga Kosova dhe luajnë në ligat më të mëdha të Evropës.
Shumë të tjerë që kanë nënshtetësi të dyfishtë dhe që janë rritur jashtë Kosovës kanë vendosur të luajnë për vendet ku morën hapat e parë.

Për shembull futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri luan në Stoke, derisa ka luajtur për Bayernin e Interin, luan për Përfaqësuesen e Zvicrës, ashtu si dhe Granit Xhaka, ylli i Arsenalit, derisa vëllai i tij Taulanti përfaqëson Shqipërinë.

Valon Behrami, i cili ka luajtur në Napoli, Fiorentina, Lazio është me origjinë nga Kosova. Ndërkohë, Kosova është pranuar në UEFA dhe FIFA e presin rezultate të mëdha.
Përqindja e lartë Zvicër-Kosovë nuk është rastësi. Komuniteti kosovar në Zvicër ka rrënjë të thella. Duke filluar nga vitet 60’ kur kishte një marrëveshje mes Bernit dhe Beogradit për lejimin e shumë punëtorëve për të kaluar në Zvicër. Një arsye tjetër migrimi ishin persekutimet e regjimit të Sllobodan Millosheviqit në vitet 80’, derisa kulmi ishte lufta e vitit 1999, ku rreth 53 mijë kosovarë emigruan në Zvicër.
Pavarësisht këtij eksodi, Kosova ende është një vend i të rinjve: 2 milionë banorët e saj kanë moshën më të ulët mesatare në të gjithë Evropën dhe gjysma e tyre janë nën 27-vjeçar. Megjithatë, rreth 60 % e tyre janë të papunë.
Futbolli dhe muzika shqiptare e Kosovës përpiqen të jenë kolona zanore e një populli dinamik që duan të jetojnë dhe të jenë të lumtur.
E-Diaspora
-
Vrasja e kosovares 71 vjeçare: lirohet nipi, mbeten në burg djali dhe nusja Fillimisht ishin arrestuar djali i saj (51), nusja e saj (48) dhe nipi i saj (27).... -
E drejta e votës për të huajt: Një debat qytetar përballë sfidave të stigmatizimit -
Në nderim të kujtesës historike për gjenocidin serb në Kosovë -
Zvicër
Nis “Swissbau 2026” në Zvicër, prezantohen 27 kompani nga Kosova -
Angli
Angli, hapen klasa të reja për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva drejt lejes prindërore 24-javore Kantoni i Gjenevës po afrohet drejt zbatimit të lejes prindërore prej 24 javësh. E miratuar në... -
Davos, WEF 2026: Aktiviteti në platformën e takimeve intime rritet me 4000% -
Autobusët e rinj elektrikë në Bernë dhe Schaffhausen mbeten të ftohtë, ankohen pasagjerët dhe shoferët -
Kurti nga Davosi: Serbia po e kupton se Kosova është shtet edhe pse e refuzon njohjen -
Aleancë kundër tatimit individual për çiftet e martuara












