Lajme
Kosova merr nën kontroll pikat kufitare me Serbinë
Me urdhrin e kryeministrit Thaçi, njësitet speciale të policisë së Kosovës kanë filluar aksionin për marrjen nën kontroll të pikave 1 dhe 31
Policia e Kosovës ka marrë nën kontroll pikat kufitare me Serbinë. Siç bën të ditur RTK, me urdhër të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, njësitet speciale të policisë së Kosovës kanë filluar në orët e vona të mbrëmjes aksionin për marrjen nën kontroll të pikave 1 dhe 31 në veri të vendit. Këto pika ishin jashtë kontrollit të autoriteteve kosovare që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.
Ky veprim vjen pas vendim të qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave të reciprocitetit me Serbinë.
Pak para aksionit të policisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi ka shkarkuar nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të policisë së Kosovës Reshat Maliqin.
Pikat 30 dhe 31 janë vlerësuar si vendkalim kryesor i kontrabandës dhe krimit të organizuar. Kjo ka qenë brenga kryesore e autoriteteve kosovare por edhe e gjithë spektrit politik në vend. Me ardhjen e EULEX në Kosovë u patën shtuar shpresat se këto dy pika do të futen nën kontrollin e autoriteteve kosovare.
Ky është aksioni i parë serioz i autoriteteve kosovare për të shtrirë autoritetin në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Rreth masave të resciprocitetit patën reaguar ashpër autoritetet e Serbisë por këtë veprim të Qeverisë së Republikës së Kosovës e pat arsyetuar ndihmëssekretari amerikan Thomas Countryman.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












