Kosova
Kosova, ‘mollë sherri’ për shqiptarët e Maqedonisë, përplasen Taravari e Osmani
Kandidati për president nga radhët e VLEN, Arben Taravari, deklaroi se është tronditur me informatën nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, se Bujar Osmani ka qenë hartues i planit 9 pikësh nga OSBE-ja për deeskalimin dhe normalizimin e situatës në Veriun e Kosovës, i cili parashikonte tërheqjen e forcave speciale të Kosovës nga Veriu, dorëheqjen e kryetarëve të zgjedhur në katër komuna të veriut, ndërkaq për sigurinë e qytetarëve të kujdesej policia e rregullt, shkruan Alsat.
“Si mundet një plan, i cili u refuzua në tërësi nga Qeveria e Kosovës të sjellë paqen? Lërini sulmet dhe mburrjet e kota zotëri Osmani, por shpjegoni publikut, pse keni kërkuar që në veri të Kosovës të largohen policët specialë dhe të mbeten vetëm policët e thjeshtë? A e dini ju se me forcat terroriste, policët e thjeshtë nuk kanë kapacitet të përballen siç u konfirmua edhe me rënien e dëshmorit Afrim Bunjakut? A është koncepti juaj për paqen, hapja e rrugës për terroristët dhe cenimi i sovranitetit të Kosovës?”, tha Arben Taravari, kandidat për president nga VLEN.
Nga ana tjetër, deklarimet se Osmani derisa ka qenë kryesues i OSBE-së ka kërkuar që Kosova të mos e kontrollojë Veriun e Kosovës, Osmani i ka quajtur gënjeshtra, të cilat janë pjesë të luftës hibride.
Sipas tij, kërkesa e OSBE-së ka qenë që edhe Serbia t’i tërheqë forcat e armatosura nga kufiri.
“Asokohe në konsultime me disa qendra, kryesimi i OSBE-së doli me një propozim që të largohen në distancë dy palët. Domethënë, ushtria serbe të tërhiqet dhe të ulë gatishmërinë, forcat speciale të Kosovës të tërhiqen më poshtë, kurse Veriun ta kontrollojnë forcat e rregullta të Kosovës. Është gënjeshtër që është kërkuar që Kosova të mos e kontrollojë Veriun. Por, të jenë forcat e rregullta, forcat speciale të largohen prej kufirit të forcave me Serbinë që të mos ndodhë një kontakt sikur ajo që ndodhi në Banjskë, për shembull, dhe të eskalon”, tha Bujar Osmani, kandidat për president nga radhët e “Frontit Europian”.
Osmani, paraprakisht deklaroi se derisa ka qenë kryesues i OSBE-së, ka dalë me plan 9-pikësh për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës, gjatë muajit qershor të vitit të kaluar. Plani, sipas Osmanit, më pas është bërë pjesë e Qeverisë.
Megjithatë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryezi, demantoi Osmanin se plani është bërë pjesë e Qeverisë, ndërkaq deeskalimi në veri ka ndodhur pa e cenuar sovranitetin e shtetit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Restoranti shqiptar “Illyria Grill” rikthehet në Schafisheim AG Pronari i restorantit, Musa Komani, nga Gjakova tregon për albinfo.ch se si ka marrë guximin të...
-
Kërkohej nga Italia si trafikant droge, kapet në Durrës 41-vjeçari shqiptar
-
Daily Telegraph: 1 në 50 shqiptarë në Angli është në burg
-
Kanada
Një serial i ri amerikan me aktoren shqiptare Lyra Xhoci
-
Naim Dina u zgjodh asamblist në qytetin Renens të Kantonit Vaud
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni zviceran bie nën 1 për qind për herë të parë në tre vjet Çmimet më të larta në horizont përfshijnë primet më të larta të sigurimit shëndetësor – këto...
-
Propozim për t’i bërë autostradat zvicerane më të shtrenjta për të huajt
-
Ushtarët zviceranë, në karantinë për shkak të norovirusit
-
Pas vendimit të BE-së, makinat elektrike mund të bëhen më të shtrenjta për klientët zviceranë
-
Misioni asteroid “Hera”, gati për t’u nisur me pjesëmarrjen e Zvicrës