Lajme
Kosova mund ta zhvillojë një ndeshje miqësore në muajin nëntor
Me rastin e humbjes nga Maqedonia e Veriut (2:1) në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, Përfaqësuesja e Kosovës është eliminuar nga faza “play-off” e Ligës së Kombeve, rrugë e cila mund t’i dërgonte “Dardanët” në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Kjo nënkupton se skuadra që drejtohet nga Bernard Challandes e ka rrugën e hapur për një ndeshje miqësore gjatë muajit nëntor.
Në muajin nëntor, Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit në grupin C të Ligës së Kombeve ndaj Sllovenisë në Ljublanë dhe ndaj Moldavisë në Prishtinë, por po në këtë muaj është i rezervuar një termin i lirë për një ndeshje miqësore për djelmoshat e Kosovës.
Megjithatë, një gjë e tillë ende nuk është vendosur, por as kundërshtari i mundshëm i Kosovës për ndonjë miqësore ende nuk dihet.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka deklaruar se nuk është vendosur ende nëse do të zhvillohet ndonjë miqësore apo do të jetë vetëm ndonjë kamp përgatitor.
“Ende nuk kemi vendosur asgjë. Kjo do t’i takojë trajnerit Challandes për të vendosur, nëse ai dëshiron miqësore apo kamp përgatitor. Në rast se do të zhvillojmë miqësore, kundërshtarin ende nuk e dimë”, deklaroi të shtunën për “Zeri.info” Agim Ademi, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Gjenevës do të votojnë për kufizimet e shpejtësisë në rrugët e kantonit Ligji që kërkon shpejtësi minimale 50 km/h në rrugët kryesore kundërshtohet nga organizata të mobilitetit, ambientalistë... -
Zvicra kryeson Evropën për jetëgjatësi, gratë jetojnë më gjatë se burrat -
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut -
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët












