Kosova

Kosova mund të marrë pjesë në Eurovizion 2018

Në edicionin e vitit 2018 të festivalit evropian të këngës, Eurovision, që do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë, ka shumë mundësi që edhe Kosova të marrë pjesë.

Por, kjo do të varet nga vendimi që do ta marrë Radio Televizioni i Portugalisë (RTP) që është organizator i festivalit.

Siç shkruan faqja zyrtare e festivalit evropian të këngës, Eurovision.de, Kosova mund të marrë pjesë në garën e vitit të ardhshëm, nëse merr ftesë nga Portugalia, konkretisht nga Radio Televizioni i Portugalisë, përcjell albinfo.ch.

Sipas rregullave të Unionit Evropian të Transmetuesve Publik (EBU), Kosova mund të marrë pjesë në Eurovisionin e vitit të ardhshëm në Lisbonë, pasi Portugalia e ka njohur shtetin e Kosovës.