Lajme
Kosova nderon James Rubinin
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e nderoi me Medaljen Presidenciale të Meritave. Ish zëdhënësin e presidentin Bill Clinton, James Rubin
Ish-ndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për marrëdhënie me publikun, James Rubin, i cili u bë i dashur nga shqiptarët me deklarata e tij në kohën e luftës, është nderuar të enjten në Prishtina nga presidentja Atofete Jahjaga me Medaljen Presidenciale të Meritave.
Presidentja Jahjaga e falënderoi Rubinin për angazhim dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën gjatë periudhës së luftës që ndihmoi në vendosjen e paqes dhe lirisë dhe të zhvillimit të vendit për të gjithë qytetarët e tij, si dhe pas luftës në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe konsolidimin ndërkombëtar të tij.
Presidentja Jahjaga tha se ndihma e SHBA-së për Kosovën është jetike dhe mbështetja për proceset demokratike jo vetëm në Kosovë por edhe për gjithë rajonin e Evropës Juglindore është e nevojshme, sepse garanton paqen dhe stabilitetin.
Në nderim për kontributin, veprimtarinë dhe angazhimin në afirmimin e çështjes së Kosovës, presidentja kosovare e dekoroi James Rubinin me Medaljen Presidenciale të Meritave.
Ish-ndihmës sekretari i shtetit i SHBA-së, Rubin, e falënderoi presidenten për mikpritjen dhe për medaljen e dhënë. Ai tha se Kosova ka shënuar një përparim të madh ndër vite dhe ajo po tregohet si një rrëfim i suksesit të përbashkët.
Rubin ka qenë zëdhënës i ish presidenti amerikan Bill Clinton, ndërsa ishte zyrtari i parë që vizitoi Kosovën menjëherë pas hyrjes së KFOR-it në Kosovës. Në qershor të vitit 1999, Rubin së bashku me kryeministrin e qeverisë së Përkohshme Hashim Thaçin, kishin pirë kafe në qendër të Prishtinës.
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg Gruaja 61-vjeçare humbi jetën pasi kabina e teleferikut u rrëzua; autoritetet hetojnë shkaqet e aksidentit... -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi











