Kosova
Kosova, në festivalin ndërkombëtar të koreve botërore në Francë
Kori i qytetit të Pejës “Siparantum Choir” ka udhëtuar për në Nancy të Francës, ku pritet të marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar të koreve botërore “Nancy Voix Du Monde 2018″ që mbahet nga data 9-13 maj.
Kori do të paraqitet me disa koncerte në lokacionet më të njohura si: Temple à NANCY, la salle Erkman à LUNEVILLE, Grand Salon de NANCY dhe Place Stanislas à NANCY, ku në këtë mbrëmje do të paraqitemi bashkë me Algjerinë, Gjermaninë, Argjentinën, Bullgarinë, Kilin, Ekuadorin, Filipinet, RD e Kongos, R. Çeke, Zvicra, Ukraina, etj, përcjell albinfo.ch.
“Për këtë program ne jemi duke punuar gjatë dhe intensivisht dhe ja, mundi u shpërblye. Edhe pse kori është formuar vitin e kaluar, konsideroj se kemi bërë një punë të madhe dhe e gjithë kjo në baza vullnetare vetëm për të pasuruar kulturën dhe vlerat tona. Për këtë gjë u jam falënderues të gjithë atyre që na kanë përkrahur drejt qëllimeve tona artistike. Shpresoj që do të kthehemi me paraqitjet tona më të mira nga Franca”, ka thënë kreu i korit, Fatmir Bajraktari.
Kori “Siparantum” do të paraqitet me vepra të kompozitorëve të njohur botërorë dhe vendorë, si: Whitacre, Bartolucci, Runestad, Gjeilo, M. Mengjiqi, K. Aliçkaj, D. Zeqiri-Nushi, M. Kelmendi, etj. Pjesëmarrja e shtetit të Kosovës në këtë festival është përcjellë nga media të shumta franceze.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












