Kosova
Kosova, në Samitin Global të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Davos
Kosovën në këtë samit e përfaqëson Elvana Shala Ambasadore e Vullnetit të Mirë në International Human Rights Commission
Kosova u prezantua në një nga platformat më të reja dhe të rëndësishme ndërkombëtare për zhvillim ekonomik, Samitin Global të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, që këtë vit po organizohet për herë të parë në Davos, nën ombrellën e Forumit Ekonomik Botëror. Në këtë samit, i cili synon të ndërtojë ura bashkëpunimi global dhe të zhvillojë politika të reja mbështetëse për NVM-të, Kosovën e përfaqëson Ambasadorja e Vullnetit të Mirë në International Human Rights Commission, Elvana Shala.
Në fjalimin e saj para pjesëmarrësve nga mbarë bota: përfaqësues të qeverive, sektorit privat, organizatave ndërkombëtare dhe diasporës – Shala theksoi se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë motor i zhvillimit ekonomik, inovacionit dhe lidershipit të ri në Kosovë, duke e vendosur rininë dhe diasporën shqiptare në qendër të këtij procesi.
“Liderë të rinj po lindin nga sektori privat, startup-et dhe diaspora, duke sjellë kreativitet dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Gratë, të rinjtë dhe komunitetet e margjinalizuara janë në qendër të programeve të fuqizimit ekonomik, duke kontribuar në një zhvillim më të drejtë dhe të qëndrueshëm,” u shpreh Shala.
Ajo vuri në dukje se diaspora nuk sjell vetëm investime financiare, por edhe ekspertizë, rrjete dhe njohuri globale, duke forcuar lidhjet e Kosovës me tregjet ndërkombëtare. Me shembuj konkretë si kompania “Gjirafa”, Shala dëshmoi se Kosova, pavarësisht përmasave të saj, ka ndërmarrje që tashmë janë pjesë aktive e tregut global.
Ambasadorja theksoi gjithashtu se NVM-të në Kosovë nuk përfaqësojnë vetëm zhvillim ekonomik, por edhe një shtyllë të rëndësishme të shtet-ndërtimit, duke kontribuar në forcimin e institucioneve, sundimin e ligjit dhe fuqizimin e komuniteteve.
Në përmbyllje, Shala dërgoi mesazhin se Kosova është një shembull frymëzues i një vendi të vogël me vizion të madh, duke treguar se sfidat mund të tejkalohen përmes unitetit, lidershipit dhe gjithëpërfshirjes, duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj dhe një partneritet më të fortë me botën.
Ky samit i ri global, i cili po zhvillohet në Davos, vlerësohet si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve, krijimin e partneriteteve dhe hartimin e politikave inovative për NVM-të, duke forcuar rolin e tyre si bazë e një ekonomie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në nivel ndërkombëtar.
Për Albinfo.ch Luljeta Ademi
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe Për të trajtuar mungesat e ilaçeve, qeveria zvicerane synon ta bëjë më të lehtë importimin dhe... -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune
















