Kosova
Kosova ngjitet në renditjen e FIFA-s, kulmon me pozitën më të mirë historike
Dardanët shënojnë progres në ranglistën botërore dhe përgatiten për sfidën vendimtare drejt Botërorit 2026
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar ngritje në ranglistën më të re të FIFA-s, e publikuar të hënën pasdite, vetëm një ditë pas përfundimit të Kupës së Afrikës. Nga pozita e 80-të që mbante në muajin dhjetor, Kosova është ngjitur në vendin e 79-të, duke regjistruar kështu renditjen më të mirë historike që nga pranimi i saj në FIFA dhe UEFA, transmeton albinfo.ch.
Kjo rritje në klasifikim është ndikuar edhe nga rënia e disa përfaqësueseve, në veçanti e Gabonit, e cila pas tri humbjeve në Kupën e Afrikës ka pësuar rënie për tetë pozita, duke u renditur në vendin e 86-të. Si pasojë, disa kombëtare, përfshirë edhe Kosovën, kanë përfituar një ose dy pozita në renditje.
Progresi vjen në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Dardanët, të cilët në muajin mars i pret një sfidë historike në kuadër të “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Më 26 mars, Kosova do të përballet me Sllovakinë në Bratislavë, në ndeshjen gjysmëfinale të play-off-it. Fituesi i këtij dueli do të avancojë në finale, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Turqisë dhe Rumanisë, për një hap të mëtejshëm drejt ëndrrës botërore.
Ngritja në ranglistën e FIFA-s dhe sfidat vendimtare që e presin në muajt në vijim po e pozicionojnë Kombëtaren e Kosovës në një moment historik për futbollin e vendit, duke rritur pritshmëritë dhe besimin për arritje të mëdha në arenën ndërkombëtare./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Berlin
Albanian Film Festival Berlin mbahet për herë të parë në zemër të Berlin Festivali do të sjellë në Berlin filma të vlerësuar të kinemasë shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia... -
Katër nxënës nga Kosova kualifikohen në finalen ndërkombëtare të STEM në Romë -
Milano
Etnik Shala shkëlqen në Milano Fashion Week -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryetar të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal vazhdon të rrisë TVSH-në me 0.8 pikë për të financuar ushtrinë, pavarësisht kritikave Këshilli Federal mban planin e tij për të rritur TVSH-në me 0.8 pikë gjatë dhjetë viteve... -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryetar të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Kriza në Lindjen e Mesme ndryshon rrugët e turizmit zviceran -
Derivatet: Çmime marramendëse dhe ndryshime rajonale














