Lajme
Kosova nis masat e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës
Vendimi vjen pas shtyrjes së dialogut për shkak të mosgatishmërisë së Serbisë për t’i pranuar vulat e Kosovës
Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë vendim për nisjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë dhe Bosnjës. Vendimi vjen pas shtyrjes së dialogut për shkak të mosgatishmërisë së Serbisë për t’i pranuar vulat.
Ministrja Mimoza Kusari-Lila ka thënë në mbledhjen e qeverisë së Serbia nuk ka pasur gatishmëri për vulat doganore dhe pas konsultimit me të gjithë dhe bazuar në Kushtetutë e ligje ka nxjerrë vendim për masa reciprociteti me Serbinë dhe Bosnjën. Me këtë vendim ndalohen të gjitha produktet serbe dhe importimi i mallrave që kanë këto vula.
Ndërsa, me Bosnjën, sipas këtij vendimi do të aplikohet taksa doganore prej 10 %, ashtu si e aplikon ky shtet për mallrat e Kosovës. Doganat e Kosovës obligohen që menjëherë të nisin zbatimin e këtij vendim.
Ndërkohë kreu i delegacionit të Serbisë ka thënë se ky vendim do të sjellë efekte të panevojshme edhe në procesin e dialogut.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













