Sport
Kosova nuk i merr lojtarët e Shqipërisë
Kombëtarja e Shqipërisë nuk do të preket nga pranimi i Kosovës në FIFA dhe lojtarët kosovarë do të vazhdojnë me kuqezinjtë
Kosova i ka garantuar Shqipërisë se nuk do t’ia merr lojtarët e saj, dhe kështu beson edhe presidenti i Federatës Shqiptare, Armando Duka, shkruan albinfo.ch.
“Kam premtim dhe jam i sigurt për këtë, nga i gjithë stafi i federatës kosovare, që për ata është shumë e rëndësishme Kombëtarja e Shqipërisë. Në asnjë moment nuk do të kërkojnë ta cenojnë apo ta dëmtojnë atë. Dikush që mund të mos jetë i kënaqur, ose që mund të mos ndihet shumë mirë në ekipin tonë, apo nuk gjen një vend, mund të kërkojë të ikë. Por edhe ne nuk kemi dëshirë që ndonjë talent të na largohet. Megjithatë nuk do ta konsideroja dramë, nëse do të ndodhte një gjë e tillë”, deklaroi Armand Duka për mediat shqiptare.
Frika ka kapluar edhe Zvicrën, megjithatë, duket se futbollistët kosovarë do të vazhdojnë me Përfaqësuesen helvetike.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













