Kosova
Kosova nuk i ka votat për anëtarësim në Interpol
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli është shprehur se Kosova mund të tërhiqet nga kandidimi për anëtarësim për shkak se është larg sigurimit të votave
Ishte pritur që Kosova do të anëtarësohej sigurt në Interpol, pasi siç thuhej i kishte votat e sigurta për pranim.
Por, duket se kjo nuk do të ndodhë. Kështu ka thënë ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli. Ai theksoi se Kosova mund të tërhiqet nga kandidimi për anëtarësim për shkak se është larg sigurimit të votave, raporton “KTV”.
Madje, ai ka thënë se Kosova nuk ka punuar mjaftueshëm për këtë anëtarësim, por problemet janë shtuar edhe se Samiti i radhës do të mbahet në Kinë, që nuk e njeh shtetin e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“Unë jam shumë skeptik dhe nuk jam fare i inkurajuar që ne të themi se çdo gjë do të shkojë si duhet në këtë anëtarësim, sepse nikoqiri i këtij samiti ka barikaduar çdo gjë. Akoma s’i ka dërguar vizat që përfaqësuesit tanë të marrin pjesë. Është përgjegjësi e madhe që të them të tërhiqemi. E them me bindje se njerëzit do ta kuptojnë, por ndoshta në bashkëpunim, sidomos me SHBA-në, duhet të bëjmë tërheqje taktike dhe të bëhemi gati për samitin e ardhshëm të vitit të radhës, që do të mbahet në Abu Dabi ku edhe të kemi votat e mjaftueshme. Të mos lejojmë të zhgënjehemi”, është shprehur Pacolli.
Ai në fund ka shtuar se për pak ditë ka siguruar 25 vota, por për anëtarësim duhet 115.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në












