Kosova
Kosova nuk mund të pres më për viza, thotë diplomati italian
Sipas tij, përhapja e luftës Ukrainë-Rusi mund të shmanget, nëse perspektiva europiane bëhet e ndjeshme për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Antonello De Riu ka deklaruar se Kosova nuk mund të presë më për liberalizimin e vizave.
Në një intervistë për ANSA, ai është shprehur se Kosova i ka përmbushur kushtet teksa shtoi se përhapja e luftës Ukrainë-Rusi mund të shmanget, nëse perspektiva europiane bëhet e ndjeshme për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Në rastin e Kosovës është e nevojshme të tejkalohet zhgënjimi në rritje i opinionit publik për procesin e integrimit evropian, edhe për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë, të vetmit në rajon që nuk përfitojnë nga kjo masë, pavarësisht se vendi ka kohë që ka arritur të gjithë parametrat për ta marrë atë”, tha diplomati.
De Riu nënvizoi se Italia mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës, duke e cilësuar si legjitime kërkesën e Prishtinës.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit Kohëzgjatje e shtuar e konsultimeve, gabime, dublikime apo edhe mashtrime: çdo vit, profesionistët e shëndetit kërkojnë... -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden












