Kosova
Kosova nuk ndalet, e mposhtë edhe Luksemburgun
Kosova e ka mundur Luksemburgun në udhëtim me rezultat 80:84 (20:25, 25:19, 20:16, 15:24).
Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen, duke pasur epërsi 9:15, në çerekun e parë, sidoqoftë, vendasit për disa minuta ishin më të mirë, duke kaluar në epërsi 20:15, por Dardanët nuk dorëzohen dhe këtë pjesë e fitojnë me rezultat 20:25, shkruan albinfo.ch.
Perioda e dytë ishte më e barabartë, por Luksemburgu në fund e fitoi këtë pjesë 25:19, derisa Kombëtaret shkuan në pushim me rezultat 45:44. Luksemburgu e nisi më mirë periudhën e tretë, duke pasur epërsi deri në 15 pikë, 61:46.
Por, Kosova rikthehet furishëm duke afruar rezultatin në 65:60, me çka përfundoi edhe çereku i tretë. Në dhjetë minutat e fundit, Kosova ishte fantastike, duke barazuar shifrat në 72:72, e më pas me treshet e Erjon Kastratit, por edhe angazhimit të lojtarëve tjerë, kaloi në epërsi. Dramë ishte deri në momentet e fundit, megjithatë, Dardanët luajtën me zemër dhe fituan 80:84, duke shënuar fitoren e dytë nga dy ndeshje në parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2023, shkruan albinfo.ch.
Te Kosova u dalluan Drilon Hajrizi me 25 pikë e shtatë kërcime, Erjon Kastrati me 19 pikë dhe Gëzim Morina me 13.
Në këtë ndeshje, Kosova është përkrahur edhe nga një numër i madh i tifozëve Dardanë.
Ndeshjet e ardhshme do të jenë në nëntor-dhjetor, ndaj Sllovakisë dhe Islandës në udhëtim. /Albinfo.ch

Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua













