Sport
Kosova parasheh sfidë të jashtëzakonshme në kualifikimet për Botëror
Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Brad Greenberg ka deklaruar se ekipin e tij e pret sfidë e jashtëzakonshme në kualifikimet për Botërorin “Kina 2019”
Përfaqësuesja e Kosovës të enjten e ka mësuar grupin ku do të luajë në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”. Kosova në shortin që sot është tërhequr në Munich të Gjermanisë është vënë në Grupin C së bashku me Lituaninë, Poloninë dhe Hungarinë.
Ndeshjen e parë Kosova do ta luajë si nikoqire më 23 nëntor kundër Lituanisë.
“Bëhet fjalë për 3 kombëtare të forta që do të luajnë sivjet në Eurobasket ku ne do të kemi rastin t’i analizojmë ndeshjet e tyre. Këto janë tri kombëtare me eksperiencë dhe kjo për ne është një sfidë e jashtëzakonshme. Unë jam i ngazëllyer që tifozët tanë do të na shikojnë sërish në Prishtinë më 23 nëntor kundër Lituanisë. Por unë jam i zhgënjyer që ne nuk do të luajmë gjatë muajit shkurt në Prishtinë.
Vendosja e Kosovës në Grupin C dhe fakti se ne tani e dimë se cilët janë kundërshtarët tanë do të thotë se për ne zyrtarisht tani fillon përgatitja për këta kundërshtarë. Fakti se jemi pjesë e këtij grupi prestigjioz dhe se jemi në mesin e 32 kombëtareve nga e gjithë Evropa është një tjetër mundësi për të zhvilluar basketbollin në Kosovë. Kjo është një tjetër ditë emocionuese për Kosovën”, ka deklaruar Greenberg për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
(Foto: uebfaqja e FBK)
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit












