Sport

Kosova përballet sonte me Zvicrën në basketboll

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë

Kosova sonte përballet me Zvicrën në ndeshjen vendimtare në basketboll.

Dardanët kanë dy fitore e tri humbje, derisa Zvicra me pesë fitore, ka siguruar kualifikimin tutje, shkruan albinfo.ch.

Vetëm vendi i dytë më i mirë nga tri grupet kualifikuese siguron biletën për fazën e ardhshme.

Ndeshja i takon Grupit A të parakualifikimeve evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027.

Në takimin e fundit, Zvicra fitoi 75:43, por në dy takimet e kaluara, Dardanët triumfuan ndaj helvetikëve 76:49 dhe 72:76.

Kosova si vendas ka fituar ndaj Irlandës 83:76 dhe Azerbajxhanit 81:79.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.