Lajme
„Kosova perëndimore – më pranë se kurrë“
Reklama është e realizuar në lokacione të rajonit Perëndimor të Kosovës
Në televizionet e Kosovës tashmë ka filluar të transmetohet videoja turistike e titulluar “Kosova perëndimore – më pranë se kurrë“, ku shihen pamjet e mrekullueshme nga vendet e ndryshme të Kosovës.
Në promovimin e këtij projekti është thënë se më këto pamje të bukura të rajonit i hapin mundësi zhvillimit të turizmit lokal, që përveç nga bujqësia të jetë i njohur edhe për nga bukuritë që i ofron.
“Turizmi është risi në rajonin dhe është e nevojshme që jo vetëm se t’i tërheqim njerëzit që t’i shohin bukuritë e rajonit, por, t’i bindim vetë njerëzit në rajon se bukuritë që ato janë mësuar t’i shohin mund t’ju sjellin mjete plotësuese në buxhetet familjare“, është thënë në promovim.
Aktivitetet tjera janë të drejtuara drejtë identifikimit dhe zhvillimit të produkteve turistike lokale, zhvillimin e kapaciteteve për turizëm, promovimin e potencialit turistik të rajonit dhe përmirësimin e kapaciteteve të sektorëve komplementar me turizmin.
Aktivitetet e projektit u janë kushtuar sipërmarrësve dhe të punësuarve që merren me turizmin si dhe Grupeve lokale të veprimit në Pejë, Deçan. Klinë dhe Istog si dhe fermerëve e pyjtarëve dhe kompanive të ndërtimit aktivitetet e të cilave e degradojnë ambientin dhe dëmtojnë potencialin turistik të rajonit dhe gjithë banorëve të rajonit, të cilët në të ardhmen do t’i ndjejnë përfitimet nga turizmi.
Reklama është e realizuar në lokacione të rajonit Perëndimor të Kosovës. E kanë punuar Fabrika dhe Next level.
Projekti është i financuar nga Bashkimi evropian, i udhëhequr nga Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian, implementuar nga Fondacioni zhvillimor maqedonas për ndërmarrje (MRFP) dhe partnerët e saj lokalë – Grupet lokale të veprimit nga komunat e Pejës, Deçanit, Klinës dhe Istogut.
Për videon dhe informata të tjera për projektin mund t’i gjeni në web faqen zyrtare të projektit http://www.dearwest.org
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve












